Please enter at least 3 characters.

Të premten Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së

2024/08/fbk.jpg

Të premten (nesër) do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

FBK ka njoftuar në lidhje me Kuvendin e Rregullt Zgjedhor dhe pikat që do të ndiqen.

Kuvendi Zgjedhor do të mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë ndërsa do të këtë rend të ditës:

Zgjedhja e trupave punues:- Kryesisë së punës;- Komisionit verifikues;- Procesmbajtësit.Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së;Votimi për Kryetar të FBK-së;Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;Të ndryshme./Telegrafi/