Të premtën fillon Massive Fest në Urën e Shenjtë – kamp, natyrë dhe muzikë (Foto)
Të premtën në mbrëmje fillon festivali i madh në Urën e Shenjtë në Gjakovë, Massive Fest 2017.
Festivali i cili mbahet më 19 dhe 20 Maj tashmë ka bërë konfirmimet e fundit për artistët dhe të gjitha përgatitjet.
Në festival priten vizitorë nga mbarë rajoni, ku do të shijojnë ambientni piktoresk, kampin dhe muzikën.
Në natën e parë performojnë Hajdar Berisha, Monika, MIM, DJ DS, Mali, DJ 69, Megan, Fidani, Onufri, Dynamic Man.
Në natën e dytë performojnë Nita Latifi, Vibe Honeyz, Vegim & Flekitza, DJ ACe, Duo Deejays, Alexose, Martin B, Fatos Çunaku.
Biletat mund të blihen me çmime prej 7 euro për një natë dhe 10 euro për dy netë në Cacoo Bar, DEL House, Focus, Morea Bistro Bar (Prizren), Large Bar (Prishtinë), Bamboo Bar (Prishtinë).
/Telegrafi/


