Please enter at least 3 characters.

Të paktën katër të vdekur dhe 19 të zhdukur pas djegies së një ndërtese në Spanjë

2024/02/Screenshot_2-69.jpg

Të paktën katër persona humbën jetën në një zjarr të madh në një bllok apartamentesh në qytetin spanjoll të Valencias, 14 u plagosën dhe 19 persona rezultojnë të zhdukur.

Mes të plagosurve janë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë i vogël, raporton elpais.

Zjarri përfshiu një ndërtesë 14-katëshe në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë fqinje.

Erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e zjarrit dhe ka dyshime se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të izolimit të dobët të objektit.

Më shumë se 20 zjarrfikëse janë përfshirë në shuarjen e zjarrit.

Ndërtesa ka 138 apartamente dhe ishte shtëpia e 450 qiramarrësve, tha gazeta spanjolle, duke cituar menaxherin e ndërtesës.

Mediat lokale raportuan se zjarrfikësit shpëtuan disa banorë duke përdorur vinça.

Pranë ndërtesës është krijuar një spital fushor, raporton shërbimi publik spanjoll RTVE.

Autoritetet njoftuan se personat e zhvendosur nga ndërtesa do të akomodohen në hotele. /Telegrafi/