Të paktën 50 të vrarë në Irak
08/08/2009
Atentatori hodhi veten në erë me një automjet kur besimtarët po largoheshin nga xhamia pas lutjes të së premtes.
Mosuli konsiderohet fortesë e sunitëve. Në dy atentate me bomba në lagjen shiite Sadr City në Bagdad vdiqën të paktën 12 vetë, 60 të tjerë u plagosën.
Vëzhguesit druajnë se atentatet mund të shkaktojnë rindezjen e përplasjeve të viteve 2006-2007 midis shiitëve dhe sunitëve. /DW/


