Te nominuarit për "Klubin e Vitit" - Real Madridi nuk e ka fituar kurrë më parë
04/09/2024
Real Madridi është nominuar për çmimin Klubi i Vitit 2024.
Klubet e tjera që hyjnë në listën e ngushtë janë Manchester City, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Girona.
Real Madrid nuk e ka fituar kurrë çmimin më parë.
Manchester City e fitoi dy herë në vitet e mëparshme, ndërsa Chelsea e rrëmbeu në 2021.
Bardhezinjtë kanë një shans të madh për të thyer trendin pasi fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Fituesi do të shpallet nga France Football më 28 tetor. /Telegrafi/


