Please enter at least 3 characters.

Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

2021/10/kuvendi5.jpg

Kuvendi i Kosovës do të mbajt të hënën e 24 janarit një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për medie nga Kuvendi i Kosovës.

Seanca pritet të mbahet duke filluar nga ora 12:00.

Po të njëjtën ditë, Kuvendi nga ora 11:00 do të mbajë edhe një seancë të rregullt.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
  3. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
  4. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
  5. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
  7. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorinpublik.III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/