Please enter at least 3 characters.

Të hënën dhe të martën Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

2022/05/flamuri-i-presidences-ne-htrje-te-Kuvendi-te-Kosoves-dhe-Presidences-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439-1.jpg

Të hënën dhe të martën, përkatësisht më 18 dhe 19 korrik, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Bashkatdhetarët do të priten nga deputetë dhe zyrtarë të administratës në hapësirat e institucionit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi nga afër me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.