Please enter at least 3 characters.

Të gjithë tallen me deklaratën e Putinit: Babagjyshi më bëri president

2021/12/original.jpg
377:"Russian President Vladimir Putin (L) visits the residence of Father Frost, the Russian equivalent of Santa Claus, in the town of Veliky Ustyug, in the Vologda region, about 300 miles (500 kms) north of Moscow, early 07 January 2008. The Russian Orthodox Church follows the old Gregorian calendar, which places Christmas on 07 January. AFP PHOTO AFP PHOTO/ POOL/ MISHA JAPARIDZE
3:"AFP

Presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi babagjyshin që e ndihmoi të bëhej president dhe i bëri thirrje figurës mitike që të ndihmojë në realizimin e planeve të Moskës.

Putin u bë për herë të parë president në natën e Vitit të Ri në vitin 1999, kur lideri i parë post-sovjetik i Rusisë, Boris Yeltsin, dha dorëheqjen befas dhe Putin, atëherë kryeministër, mori postin.

Babadimri me mjekër shpërndan dhurata për fëmijët në natën e Vitit të Ri në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik. E ndihmon mbesa e tij, Borëbardha.

“Marrëdhënia ime me babagjyshin është zhvilluar gjithmonë në një mënyrë të mirë”, tha Putin.

“Shpresoj që nuk do të na bëjë vetëm dhurata, por edhe të zbatojë projekte”, shtoi presidenti rus, raporton The Moscow Times.

Putin iu përgjigj edhe një pyetje se një qytetarit i shkuan kot lutjet për 23 vjet në drejtim të Babagjyshit dhe në fund e paditi atë.

“Mund të ngrihem në mbrojtje të Babagjyshit dhe t'i kujtoj qytetarit se babagjyshi plotëson dëshirat e djemve dhe vajzave që kanë qenë të mirë gjatë gjithë vitit”, tha Putin, duke shtuar se personi që ngriti padinë duhet të "analizojë sjelljen e tij". /Telegrafi/