Please enter at least 3 characters.

Të famshmit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e Breonna Taylor

2020/08/GettyImages-1227981069-1-e1597232181796.jpg
336:"NEW YORK, NY - AUGUST 09: Protesters gather at Times Square to march uptown via the Henry Hudson Parkway on August 9, 2020 in New York City. Protesters took to the streets to demand the arrest of the officer responsible for the death of Breonna Taylor on March 13, 2020 in Louisville, Kentucky. (Photo by David Dee Delgado/Getty Images)
12:"Getty Images

Dhjetra të famshëm janë duke marrë pjesë në një thirrje për nder të Breonna Taylor.

Jessica Alba, Ruby Rose dhe Viola Davis janë vetëm disa nga yjet që po kërkojnë drejtësi për Taylor nëpër platformat e tyre sociale, pasi tashmë kanë kaluar saktësisht gjashtë muaj që nga vrasja e saj.

Fushata bën thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi të policisë.

Nisma filloi të hënën në rrjetet sociale me yjet që shpërndanë fotografi të tyre me bluza bardh e zi ku shkruhet, “Arrestoni policët që vranë Breonna Taylor".

Kjo është një partneritet midis Phenomenal, një organizatë e themeluar nga Meena Harris dhe fondacioni Breonna Taylor.

Bluza po shitet për 45 dollarë në internet dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë nga fondacioni Breonna Taylor, e themeluar nga nëna e viktimës së ndjerë, Tamika Palmer.

Alba postoi një fotografi të vetes me trikon e veshur duke shkruar, “Kanë kaluar 150 ditë që kur Breonna Taylor u vra nga Jonathan Mattingly, Brett Hankison dhe Myles Cosgrove - dhe vrasësit e saj nuk janë akuzuar. Shumë shpesh femrat e zeza që vdesin nga dhuna e policisë harrohen. Le të qëndrojmë me zë të lartë, të mbajmë duke kërkuar drejtësi për Breonna dhe familjen e saj”.

Sipas Phenomenal, më shumë se 70 të famshëm janë bashkuar në fushatën e mediave sociale, duke përfshirë La Anthony, Mandy Moore, Philippy Busy dhe Nikki Reed. /Telegrafi/