Please enter at least 3 characters.

Taylor Swift do e bëj hapjen e MTV Video Music Awards 2019

2019/08/gettyimages-1169557251-e1566484758663.jpg
215:"NEW YORK, NEW YORK - AUGUST 22: Taylor Swift performs on ABC's "Good Morning America" at SummerStage at Rumsey Playfield, Central Park on August 22, 2019 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for ABA)
20:"Getty Images for ABA

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, këtë vit do e bëj hapjen e MTV Video Music Awards 2019.

Ajo tashmë e ka konfirmuar se do jetë pjesë e këtij evenimenti madhështor, derisa do e bëjë hapjen me albumin e saj "Lover".

"Unë do e filloj shoun, kjo është emocionuese. Nuk e di nëse mund të them aktualisht, por e kam përfunduar tani", i ka thënë Robin Roberts në "Good Morning America".

Swift, 29 vjeçe, është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme këtë vit, përfshirë videon e vitit, këngën e vitit, dhe për videon më të mirë.

Këngëtarja e hitit “You need to calm down” është në garë me Ariana Grande për nominimet në “Video Music Awards” këtë vit.

Ndryshe, qysh nga viti 2008, ylli amerikan ka fituar shtatë çmime në VMA, në kategoritë për artisten femër më të mirë (“You Belong with Me,” “I Knew You Were Trouble,” “Blank Space”, “Bad Blood,” “I Don’t Wanna Live Forever”). /Telegrafi/