Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzohen në fshehtësi përpara dasmës madhështore
Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se janë martuar tashmë përpara festës së tyre madhështore që do të mbahet në Madison Square Garden, sipas disa burimeve për Page Six.
Superylli i muzikës dhe lojtari i ekipit Kansas City Chiefs, të cilët më herët kanë dhuruar 26 milionë dollarë për bamirësi përpara festimeve luksoze, besohet se tashmë janë zyrtarisht të kurorëzuar, pasi thane Po-në e tyre madhështore në një ceremoni private.
Edhe pse të premten do të organizojnë një festë të madhe në arenën Madison Square Garden në New York me më shumë se 1,000 miq dhe familjarë, pas një darke provë me rreth 100 të ftuar të enjten, burimet thonë se çifti i ka shkëmbyer tashmë betimet martesore në praninë e një grupi shumë të vogël njerëzish të afërt.
"Ata janë tashmë të martuar", këmbënguli një burim i afërt me çiftin.
Një figurë e njohur e industrisë muzikore në Nashville tha se në qytet po qarkullojnë zëra se çifti, të dy 36 vjeç, "janë martuar tashmë edhe ligjërisht".
Licencat e martesës në shtetin e New York-ut janë të vulosura dhe nuk janë publike. Megjithatë, siç raportoi javën e kaluar Page Six, burime nga siguria në Zyrën e Gjendjes Civile të Manhattan-it, ku merret licenca e martesës me një tarifë prej 35 dollarësh, thanë se gjatë ditëve të fundit nuk kishte asnjë gjurmë të një licence në emër të Taylor Swift, duke shtuar: "Ne do ta dinim."
Një licencë martese në shtetin e New York-ut është e vlefshme për 60 ditë dhe, zakonisht, ceremonia nuk mund të zhvillohet pa kaluar të paktën 24 orë nga marrja e saj, megjithëse është e mundur të merret një leje e posaçme nga gjykata për ta anashkaluar këtë afat.
Siç raporton New York Post, një tjetër burim tha se ekzistojnë thashetheme se ceremonia e vogël private është zhvilluar së fundmi në Tennessee, shteti ku Taylor Swift u shpërngul në moshën 14-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj si kantautore.
Sipas një faqeje interneti që gjurmon aeroplanin privat të Taylor Swift, aerioplani i saj bëri disa ndalesa interesante të dielën në qytetet ku jetojnë anëtarët më të afërt të familjeve të çiftit.
Pasi u nis nga Nashville, aeroplani u ul në Philadelphia, ku jeton babai i Travis Kelce, Ed Kelce. Në shtetin e Pennsylvania-s jetojnë gjithashtu vëllai i madh i Travis, Jason Kelce, dhe bashkëshortja e tij, Kylie. Më pas aeroplani fluturoi drejt Tampa-s, ku banon babai i Taylor Swift, Scott Swift, për t'u kthyer sërish në Nashville. Aeroplanii qëndroi aty deri më 30 qershor, kur u nis përsëri drejt New York City.


