Taulant Xhaka feston ditëlindjen, merr një urim të veçantë nga Graniti (Foto)
28/03/2017
Futbollisti i FC Basel dhe Kombëtares Shqiptare Taulant Xhaka, ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e tij të 26-të.
Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë dhe familjarët e tij.
Ka qenë vëllai i tij, futbollisti i njohur Granit Xhaka, i cili ka publikuar në Instagram Story një fotografi ku shfaqet bashkë me vëllain, teksa në mbishkrimin e fotos i shkruan urimet e tij.
"Urime ditëlindjen broki", shkruan Graniti në fotografi, në të cilën shfaqet krah për krah me të vëllain. /Telegrafi/


