Please enter at least 3 characters.

Tarifa në Rrugën e Kombit, Lekaj kërkon uljen e çmimit

2018/03/Autostrada_Pagesa-e1522322334178.jpg
7:"WEB_HD3

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shprehur serish shqetësimin e tij lidhur me çmimin e tarifës rrugore në Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se këtyre ditëve është diskutuar mjaft nga qytetarët dhe ministria sa i përket caktimit të tarifës së Rrugës së Kombit.

“Unë shfaq shqetësimet e mia dhe mendoj që tarifa është e lartë dhe e papërballueshme. Ajo rrugë nuk është përfunduar, dhe shkon në dëm të qytetarëve tanë. Ju lus të kemi mbështetje të bisedojmë mes dy qeverive dhe të shikohet mundësia e uljes së këtij çmimi”, tha Lekaj. /Telegrafi/