Tare: Juve skuadra më e mirë në Evropë, por mund t’i befasojmë
238:"ROME, ROMA - MARCH 10: Marcelo Salas former SS Lazio player with SS Lazio General Manager Igli tare during the SS Lazio Training Session at the Formello Center in Rome on March 10, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images
16/05/2017
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për Premium Sport para finales ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.
Shqiptari ka thënë se Biancocelesët mund të befasojë Zonjën e Vjetër pasi kanë të gjitha kualitetet e nevojshme.
“Të mërkurën do të jetë një lojë e vështirë. Në këtë takim Lazio vjen më e mençur dhe fizikisht mirë pas një sezoni që jemi rritur shumë”.
“Juve është skuadra më e mirë në Evropë pa dyshim, por ne jemi të aftë t’i befasojmë”.
“Simone është njeriu më shumë i Lazios dhe këtë e kanë parë të gjithë”, ka thënë Tare. /Telegrafi/


