Please enter at least 3 characters.

Taravari: Çdo herë kam qenë krah popullit dhe zëri i tyre

2024/05/arben-taravari-llogo.png

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, ditëve të fundit është bërë temë në skenën politike, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me funksionimin e VLEN-it.

Ai në një postim në Facebook ka shtuar edhe më tej dyshimet, duke shkruar se "çdo herë ka qenë krah popullit dhe zëri i tyre".

"Gjithë jetën politike kam qënë krah popullit dhe zëri i tyre dhe do vazhdoj të jem në çdo kohë dhe me çdo kusht!", ka shkruar Taravari.

Në emisionin "PodGo" Taravari deklaroi se të gjitha partitë që jenë pjesë e VLEN-it kanë komunikim me BDI-në. Ai shkaktoi reagime të shumta në opinion me deklaratën e tij se pas 6 prillit do të tregojë përcaktimin e tij politik për të ardhmen, duke aluduar për ndarje të mundshme nga koalicioni VLEN./Telegrafi/