Please enter at least 3 characters.

Tarashaj kthehet nga lëndimi

2016/04/Tarashaaj1-e1461587232276.jpg

Shani Tarashaj do të jetë përsëri në fushë këtë javë.
Ylli kosovar ka shkëlqyer këtë edicion me Grasshopperin në Zvicër duke shënuar 12 gola.

Golat dhe asistimet e tij bënë që djaloshi i artë të marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja A e Zvicrës si dhe të transferohet në Ligën Premier tek Everton për katër milionë euro.

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi dhe do të jetë i gatshëm këtë javë.

Edhe pse shkruhej se ka mosmarrëveshje me trajnerin një gjë e tillë nuk qëndron dhe Tarashaj do të jetë në fushë këtë javë ndaj Young Boys Bernit. /Telegrafi/