Tallet keq të dashurën, ajo i hakmerret duke ia hedhur ‘dhuratën’ në guaskën e tualetit (Video)
23:"© Facebook/Brad Holmes
15/02/2018
Brad Holmes nga Southampton i Anglisë, është tallur keq me Jen Davies për Shën Valentin, duke e detyruar t’ia hekurosë këmishën - hakmarrja saj ishte e menjëhershme.
Fillimisht, 24-vjeçarja u gëzua shumë për dhuratën që i bëri i dashuri dy vjet më i vjetër, por kur pa se çfarë ka brenda, e hodhi në guaskën e tualetit dhe lëshoi ujin, transmeton Telegrafi.
“Sonte do ta kalosh natën duke hekurosur, pasi unë do të dal me shokë”, ka thënë Holmes, duke e nervozuar edhe më shumë të dashurën.
Videoja e postuar më poshtë, tregon reagimin e saj dramatik, kur kupton se nuk ka ndonjë dhuratë, teksa festën do ta kaloj vetëm megjithëse është në një lidhje. /Telegrafi/


