Please enter at least 3 characters.

Talenti i Leipzigut reagon ndaj interesimit të Bayernit, PSG-së dhe Liverpoolit

Talenti i ri i RB Leipzigut, Yan Diomande, ka pranuar publikisht se ëndrra e tij është të bëjë hapin drejt një prej gjigantëve të futbollit evropian, teksa vazhdon të lidhet me klube si Bayern Munich, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Anësori i talentuar, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, reagoi edhe ndaj raportimeve se Leipzig i ka vendosur një çmim prej rreth 100 milionë eurosh.

“Po, duket se është kështu, por nuk e di nëse të gjithë mund ta përballojnë një shumë të tillë”, deklaroi Diomande.

Megjithatë, 19-vjeçari nuk e fshehu ambicien për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit evropian.

“Nuk do të përmend Parisin, Liverpoolin apo Real Madridin, por do të ishte një ide e mirë të luaja për klube të mëdha. Të gjithë kanë ambicie dhe çdo ditë dëshiron të arrish më lart”.

“Fillimisht ishte Leganes, tani jam lojtar i Leipzigut dhe nuk do t’i fsheh dëshirat apo ëndrrat e mia. Sigurisht që dua të luaj për një klub të madh”, u shpreh ai.

Deklarata e Diomandes pritet të shtojë edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij.

Interesimi i klubeve elitare të Evropës nuk është i rastësishëm, pasi paraqitjet e tij me Leipzigun kanë tërhequr vëmendjen e shumë skautëve dhe drejtuesve sportivë.

Nëse Leipzig vendos ta nxjerrë në shitje yllin e ri, gara për firmën e tij mund të jetë një nga historitë më të nxehta të afatit kalimtar të verës. Bayern Munich, PSG dhe Liverpool po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa vetë lojtari duket i gatshëm për hapin e madh në karrierë. /Telegrafi/