Please enter at least 3 characters.

Talat Xhaferi kërkon funksionimin e plotë të administratës së Kuvendit të Maqedonisë

2017/05/Talat-Xhaferi-1-maj-ne-Kuvend-.jpg

Përmes një shkrese zyrtare, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Zharko Denkovski, që të njoftojë të gjitha shërbimet e Kuvendit se duhet që të funksionojë administrat me kryetarin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Artan Grubi ka bërë të ditur se udhëzimet e para tashmë janë dhënë nga ana e Talat Xhaferit. Megjithatë, pengesë bëjnë deputetët e OBRM-PDUKM-së bashkë me ish-kryetarin Trajko Veljanoski. Ata janë ''ngujuar'' në zyrat e kryetarit të Kuvendit dhe nuk e lirojnë atë./Telegrafi/