Please enter at least 3 characters.

Takohen 32 vjet pasi xhiruan një film erotik, Michael Douglas dhe Glenn Close ndajnë së bashku një çmim në SAG

2019/01/q4-3.jpg
242:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 27: Glen Close and Michael Douglas speak onstage during the 25th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 27, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)
12:"Getty Images

Filmi "Fatal Attraction" u solli atyre famë botërore.

Aktori Michael Douglas dhe aktorja Glenn Close së bashku kanë luajtur në thrillerin erotik "Fatal Attraction", dhe tani pas 32 vjetësh, ata e gjejnë përsëri veten së bashku në ndarjen e çmimeve SAG.

Filmi u publikua në vitin 1987 dhe u nominua për gjashtë çmime prestigjioze në "Oscars", dhe pas shumë viteve Michael dhe Glenn u shfaqën së bashku për të ndarë një çmim, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve SAG.

Ata shfrytëzuan këtë mundësi për të kujtuar bashkëpunimin e tyre në këtë film.

"Kanë kaluar 32 vjet që nga publikimi i "Fatal Attraction"dhe 25 vjet që nga themelimi i këtyre çmimeve, kemi kaluar nëpër një numër ndryshimesh në film, në këtë industri dhe në mënyrën sesi jemi të lidhur. Është kënaqësia e njeriut, ajo që na bashkon në kënaqësinë e të qenit pjesë e diçkaje magjepsëse", tha Douglas i cili në tapetin e kuq erdhi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Catherine Jones.

Filmi "Fatal Addiction" e sillte aktorin Glenn si një biznesmen, ndërkohë që e dashura e tij u bë psikopate. Filmi në fjalë thuhet se u bë si një lloj apeli për feministet. /Telegrafi/