Takimi Siljanovska-Jotova, Arsovski: Konfirmohen kushtet e njëjta
Takimi dypalësh mes delegacionit të Shkupit dhe Sofjes është edhe një konfirmim i faktit se fqiu lindor nuk heq dorë nga kushtet e dala në vitin 2022 e që për këmbim premton zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit.
Sipas analistit politik, Petar Arsovski, duhet ta kemi parasysh edhe një fakt tjetër se Bullgaria njëkohësisht kërkon edhe zbatimin e protokollit të dytë dhe detyrimet që përfshihen në komisionin historik dypalësh.
“Mendoj se pas vizitës në Bullgari dhe bisedimeve në vijim, duhet të jemi real nga porositë që vijnë prej andej. Ata nuk janë as optimiste, as pesimiste, por janë në korniza të reales që duhet të presim nga ai proces. Është e qartë se Bullgaria në kuadër të kornizës negociues të dakorduar nuk i llogarit vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe jetësimin e protokollit të dytë dhe se ajo do të insistojë në implementimin e plotë të komisionit të historisë. Në këtë kuptim, shpresat tona se ndryshimet kushtetuese janë të mjaftueshme u dëshmua si e pasaktë, por nuk duhet të befasohemi nga ajo se një vend anëtar i BE - së insiston të respektohet dokumenti që tashmë e kemi nënshkruar.”, u shpreh analistit politik, Petar Arsovski.
Duke folur për këmbënguljen e qeverisë në garanci evropiane të mëtutjeshme të procesit eurointegrues, Arsovski me qëndrim se këto garanci duhet të krijohen qartë brenda shtetit, dhe të përcillen qeveri pas qeverie.
“Nuk duhet të kërkojmë garanci jashtë, por duhet t’i ndërtojmë brenda se ky proces nuk do të keqpërdoret, nëse përmes efektit juridik të mëvonshëm apo procesit ireverzibil të ndryshimeve kushtetuese, ose përmes ligjit special, që do ta obligonte ndonjë qeveri t’i ndërpresë bisedimet nëse eventualisht paraqiten bllokada joparimore, pra garancitë dhe mbrojtjen e atij mekanizmi duhet ta kërkojmë brenda.”, tha Arsovski.
Njohësi i çështjes po ashtu thekson edhe qëndrimin e pandërprerë të Bashkimit Evropian në jetësimin e plotë të kornizës negociuese, që sipas tij, definicioni përfshin edhe protokollin e dytë, pa marrë parasysh nëse ai do të jetë kusht formal apo jo formal. /rtmv2


