Please enter at least 3 characters.

Takimi në Tiranë sjell një ndryshim të madh nga UEFA për Ligën e Kampionëve

UEFA ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.

Klubeve tani do t’u lejohet të bëjnë zëvendësime të përkohshme në listat e tyre, nëse një lojtar pëson dëmtim apo sëmundje afatgjatë.

Ky vendim vjen pasi disa emra të mëdhenj u lanë jashtë listave javën e kaluar nga klubet pjesëmarrëse.

Thomas Frank i Tottenham-it përjashtoi Mathys Tel, një transferim prej 35 milionë eurosh.

Gabriel Jesus nuk u përfshi te Arsenal, Facundo Buononotte u la jashtë nga Enzo Maresca, dhe Federico Chiesa mungoi në skuadrën e Liverpool-it.

Pa këtë ndryshim, këta lojtarë nuk do të kishin të drejtë të luanin deri në fazën me eliminim direkt pas Krishtlindjeve.

Tani, klubet mund të bëjnë zëvendësime gjatë fazës së grupeve, deri në ditën e gjashtë të ndeshjeve.

Në një deklaratë, UEFA tha: “Arsyetimi për adaptimin është për të siguruar që listat e skuadrave të mos zvogëlohen padrejtësisht dhe lojtarët të mbrohen nga presioni shtesë i ngarkesës së punës.”

Vendimi u mor gjatë një takimi të UEFA-s të zhvilluar të enjten në Tiranë, ku përveç ndryshimeve në rregulla, zyrtarët caktuan edhe stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2027.

Ajo do të luhet në stadiumin Riyadh Air Metropolitano të Atletico Madridit, aty ku Liverpool fitoi titullin në vitin 2019. /Telegrafi/