Please enter at least 3 characters.

Takim Ivanov – Soumalainen, lëvdata nga OSBE për menaxhimin e krizës së emigrantëve

2016/06/ivanov-soumalainen-640x426.jpg

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, sot ka realizuar një takim me ambasadoren Nina Suomalainen, shefe e misionit të OSBE në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç informojnë nga misioni, është diskutuar për zhvillimin e situatës me lëvizjet e emigrantëve dhe refugjatëve.

„Ambasadorja Suomalainen e ka lëvduar përkushtimin e vendit në menaxhimin me sfidat e ndryshme të imponuara nga kriza“, informojnë nga Misioni i OSBE në Shkup./Telegrafi/