Tahiri: Qeveria Haradinaj, shembull i partneritetit me komunat e zhvillimit ekonomik lokal
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Haradinaj ka ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit
Postimi i tij i plotë:Kemi ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik LokalPër herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit duke arritur këto rezultate:Miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale i mbetur peng për disa vite:- Fuqizimi i kompetencave komunale për menaxhimin e pronave;- Lehtësira dhe procedura të thjeshtëzuara për shfrytëzimin e pronës komunale për zhvillim ekonomik;- E drejta për kthim të pronave të Agjencisë së Privatizimit dhe Agjencisë së Pyjeve për interes publik dhe zhvillim ekonomik.Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal (2019 – 2023)-Themelimi i Departamentit për zhvillim të qëndrueshëm komunalVendimet e Qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal;Zonat Ekonomike (zhvillimin ekonomik);-Parku Inovativ Trajnues në Prizren, vazhdimësi e partneritetit ekonomik dhe politik me Gjermaninë dhe shtyse e fortë për zhvillim ekonomik dhe hapje e vendeve të reja të punës;-Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, që përfshinë hapësirë prej 500 hektarësh dhe i përgjigjet përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për partneritet strategjik me ShBA-në;-Zonat Ekonomike – Drenas; Vushtrri, Kaçanik dhe Malishevë.Shpronësimet e pronave dhe dhënies në shfrytëzim Komunës;-36 vendime për shpronësime të pronave për interes të komunave.Bartja e pronave publike për shfrytëzim në interes publik dhe të zhvillimit ekonomik lokal;-24 prona publike të bartura për shfrytëzim në interes publik.100% partneritet me komunat100% në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal#100% KOSOVA#100%SHTET


