Please enter at least 3 characters.

Swissalbs Award Gala Night 2026: Ardita Shala dhe Armend Hoti, dy kandidatët e parë për çmimin "Sipërmarrësi e Vitit"

Ardita Shala dhe Armend Hoti janë dy kandidatët e parë të bërë publik për çmimin “Sipërmarrësi i Vitit 2026”, i cili do të ndahet në kuadër të Swissalbs Award Gala Night 2026 në Zürich.

Shala është themeluese dhe drejtuese e kompanisë SoilTrack, një platformë digjitale për menaxhimin inteligjent të logjistikës së dheut. Platforma lidh në nivel rajonal ofruesit me pranuesit e materialit, duke synuar shkurtimin e rrugëve të transportit dhe nxitjen e ripërdorimit të dheut.

Nominimi i saj lidhet me qasjen inovative në këtë fushë dhe zhvillimin e zgjidhjeve që synojnë ta bëjnë transportin dhe menaxhimin e materialit më efikas dhe të qëndrueshëm.

Në garë për të njëjtin çmim është edhe Armend Hoti, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i ClexBio. Kompania zhvillon inde të bioinxhinieruara për të mundësuar terapi me qeliza staminale dhe për të rikthyer funksionet e dëmtuara të qelizave dhe organeve.

Nominimi i Hotit vë në pah punën e tij në ndërthurjen e sipërmarrjes, shkencës dhe inovacionit në fushën e bioteknologjisë.

Fituesja ose fituesi i çmimit “Sipërmarrësi i Vitit 2026” do të përzgjidhet nga një juri e pavarur dhe do të shpallet gjatë ceremonisë së Swissalbs Award Gala Night 2026.

Gala do të mbahet më 19 shtator 2026 në Kongresshaus Zürich, ku do të mblidhen sipërmarrës, profesionistë dhe personalitete të komunitetit shqiptaro-zviceran. Përveç çmimit për Sipërmarrësin e Vitit, gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe çmimi për arritje akademike dhe ai për kontribut ndaj komunitetit.

Informacione të tjera rreth kandidatëve, programit dhe pjesëmarrjes mund të gjenden në kanalet zyrtare të Swissalbs

true