Swinto – Financimi digjital në pak minuta
Në një kohë kur klientët kërkojnë shërbime më të thjeshta dhe më praktike, Swinto po sjell një qasje më inovative ndaj financimit, pa procedura të komplikuara, pa pritje të gjata dhe pa nevojë për vizita fizike apo dokumentacione të komplikuara.
Me Swinto, klientët mund të aplikojnë për kredi online në vetëm pak minuta, ndërsa i gjithë procesi — nga regjistrimi dhe hapja e llogarisë deri tek aprovimi dhe disbursimi i mjeteve — realizohet plotësisht në mënyrë digjitale. Kredia ofrohet nga partneri financiar Virtus Lending, duke kombinuar financimin e shpejtë me eksperiencën moderne të aplikacionit Swinto.
Për të aplikuar për kredi, klientët fillimisht regjistrohen në platformën Swinto dhe krijojnë llogarinë e tyre personale online. Procesi i verifikimit dhe aktivizimit realizohet direkt përmes aplikacionit, duke u mundësuar klientëve qasje të shpejtë në shërbimet financiare digjitale të Swinto-s.
Një nga përparësitë kryesore të Swinto-s është se hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë realizohen pa pagesë mujore mirëmbajtjeje, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe qasje më të lehtë për klientët.
Kredia e shpejtë përmes Swinto është krijuar për klientët që kërkojnë:
- Aplikim 100% online;
- Aprovim të shpejtë të kredisë;
- Disbursim digjital të mjeteve;
- Pa tarifa mujore të mirëmbajtjes së llogarisë;
- Proces të thjeshtë dhe transparent;
- Menaxhim të financave përmes aplikacionit.
Swinto – Financat më afër jush.


