Please enter at least 3 characters.

Suspendohen tri edukatore kineze, detyruan fëmijët të rrihen dhe të përdorin fjalë fyese (Video)

2018/11/Suspendohen-foto.jpg

Janë suspenduar tri edukatore në Kinë, pasi i inkurajuan dy fëmijë të rrihen ves vete.

Pamje shqetësuese tregojnë një fëmijë që qante, teksa e rrihte dhe ofendonte një shok, para gjithë klasës në një parashkollor në qytetin Linyi të Shangdongut, transmeton Telegrafi.

Derisa e inkurajonin rrahjen dhe nuk e ndalonin, ato i kërkonin atij që ta ofendonte dhe shante, sepse e kishte lënduar më herët.

Fëmija përsëriste fjalët si ‘budalla’ dhe ‘të urrej’ ndërsa e qëllonte tjetrin, që nuk tregonte ndonjë shprehje dhe rrinte indiferent. “Më bëre të qaj, kur më lëndove më herët” dëgjohej zëri në sfond, teksa të njëjtën e përsëriste edhe vogëlushi.

Autoritetet arsimore konsideruan se detyrimi i edukatoreve ishte i tepruar, për t’i suspenduar deri në një vendim tjetër. Fëmijët janë dërguar për kontrolle psikologjike, si dhe janë kontaktuar prindërit e tyre. /Telegrafi/