Please enter at least 3 characters.

Suspendohen një polic dhe një police në Mitrovicë të Veriut për sjellje diskredituese

Dy zyrtarë të Policia e Kosovës, një polic dhe një police, janë suspenduar në Mitrovicë e Veriut nën dyshimin për “sjellje të rëndë diskredituese”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Sjellje e rëndë diskredituese që do të thotë për sjellje etike, puna e imazhit”, ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, dy zyrtarët policorë janë suspenduar për tri ditë dhe më pas janë rikthyer në detyrë.

“Një nga ta është transferuar në një stacion tjetër për çështje operative”, shtoi ai.