Please enter at least 3 characters.

Superliga e Maqedonisë: Shkupi pret Strugën në Çair, Shkëndija takohet me Gostivarin

2023/09/330469940_1379735446203668_6699605964426211913_n.jpg

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 9-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Kjo xhiro sjell derbi në Çair, aty ku Shkupi do të pret Struga Trim Lumin.

Në fakt xhiroja e 9-të hapet të shtunën me ndeshjen Makedonija Gjorce Petrov - Brera Strumica që luhet në kryeqytet, duke nisur nga ora 14:00.

Ndërkohë pesë takimet tjera do të zhvillohet të dielën. Fokusi do të jetë në Çair, me nën-kampionët që presin kampionët, në përballjen e parë direkte në këtë sezon.

Me interes pritet edhe takimi Gostivari - Shkëndija, ndërsa skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport këtë xhiro do të luaj në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje takohen edhe Bregallnica - Vardari dhe Rabotniçki - Sileksi. Të gjitha këto sfida janë paraparë zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 14:00./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore