Super Berisha, lojtari i javës në BIBL
06/02/2015
Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha po i radhit sukseset e tij.
Numri 11 i kampionëve të Kosovës, Prishtinës ishte më meritori për sukesesin e skuadrës së tij nga udhëtimi në Bullgari ku shënoi 34 pikë, transmeton Telegrafi.
E falë paraqitjes së mrekullueshme, Berisha ka arritur të marrë edhe çmimin si lojtari i javës në Eurohold BIBL.
Përpos 34 pikëve që i ndihmuan prishtinës për të shënuar fitore ndaj Rilski Sport, Dardani bëri edhe pesë asistime, katër kërcime si dhe vodhi një top. /Telegrafi/


