Suns mposhten nga Pistons, Lakers triumfojnë në fushën e Sacramento Kings
Një natë spektakolare ka qenë në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk munguan ndeshjet fantastike, por edhe befasitë.
Phoenix Suns ka pësuar humbje befasuese nga Detroit Pistons me tetë pikë diferencë 133:125.
Në skuadrën e Phoenix, Kevin Durant kishte paraqitje fantastike me 43 pikë, por që nuk i mjaftoi për fitore ndaj Detroitit.
Më efikasi te skuadra mysafire ishte Cade Cunningham me 28 pikë dhe 13 asistime.
Basketbollistët e Dallas Mavericks treguan forcë të madhe, duke mposhtur pa problem Los Angeles Clippers (113:97), edhe pse performuan pa lojtarin e tyre më të mirë.
Luka Donçic e ka munguar edhe këtë ndeshje, e dyta radhazi për skuadrën e tij të Dallasit, për shkak të një dëmtimi të pakëndshëm në thembër që pësoi në fillim të javës. Ende nuk dihet se kur do të dalë në fushë slloveni i madh.
Ndër surprizat më të mëdha spikat fitorja e Golden State Warriors ndaj Minesotës me rezultatin 113:103.
Befasi ishte edhe fitorja e Los Angeles Lakers me 103:99 ndaj Sacramentos pas një drame të vërtetë në fund, siç ishte edhe fitorja e Uta jashtë fushe ndaj Brooklyn.
Rezultatet:
Sacramento - LA Lakers 99:103
Orlando - Miami 121:114
Atlanta - Memphis 112:128
Brooklyn - Utah 94:105
Chicago- Boston 98:123
Cleveland - Philadelphia126:99
Milwaukee - Washington 112:101
Minesota - Golden State 103:113
New Orleans - New York 93:104
Dallas - LA Clippers 113:97
San Antonio - Portland 114:94
Phoenix - Detroit 125:133


