Please enter at least 3 characters.

Sulmon fizikisht dy persona në Gjakovë, arrestohet një person

2019/08/rrahje-sakte-2400x1524-c-848x478_2301-600x360.jpg

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në rrugën “Sylejman Lleshi”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/