Please enter at least 3 characters.

Sulmoi seksualisht dy femra në Prizren, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

2020/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht dy femra.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren, në ora 17:55.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/