Please enter at least 3 characters.

Sulmoi policen, arrestohet i dyshuari në Gjilan

2018/08/1525684994_arrestim.jpeg

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti ka sulmuar një zyrtare policore.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjte rreth orës 12:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas shqiptimi të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka sulmuar zyrtaren policore – viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/