Please enter at least 3 characters.

Sulmoi mjekun dhe policin në Gjakovë, nën ndikim të alkoolit

2018/09/mjeke.jpg
5:"Admin

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij.

I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjakovës pasi kishte lëndime, gjatë tretmanit ka qenë agresiv ku ka sulmuar mjekun dhe një polic, si pasojë polici ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Pejë, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ofenduar dhe  tentuar ta sulmojë fizikisht një zyrtar mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt.