Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
26/09/2025
Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar seksualisht një të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në muajin shtator, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë. Shtator-2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


