Please enter at least 3 characters.

Sulmohet fizikisht nga ish-dhëndri në Mitrovicë

2019/08/rrahje-sakte-2400x1524-c-848x478_2301-600x360.jpg

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndëri i tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij i dyshuari  mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/