Please enter at least 3 characters.

Sulmohen dy policë në Ferizaj

2018/05/sul-sul.jpg

Të hënën në Ferizaj, në ora 12 e 30, janë arrestuar nga Policia dy të dyshuar, të cilët pas një kundërvajtje në trafik dhe të pakënaqur me shqiptimin e gjobës, kanë sulmuar zyrtarët policor në detyrë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.

“Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit kujdestar dy të dyshuarit lirohen nga stacioni policor”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/