Sulmi ndaj gazetarëve, ministri i MPB-së Agim Nuhiu do të takojë kryetarin e SHGM-së, Naser Selmani
01/03/2017
Pas incidentit të mbrëmshëm të protestës së ''Nisma për një Maqedoni të përbashkët'', ku u sulmuan gazetarët e A1on, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ka kërkuar takim me ministrin e punëve të brendshme, Agim Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi është paraparë të mbahet në ora 10:30. Incidenti ka ndodhur në fund të protestës, në afërsi të Porta Maqedonia, kur pas shpine u sulmuan gazetarët Vllatko Zhellçeski dhe Aleksandar Todevski.
A1on ka njoftuar se do të përgaditë padi penale për sulmuesit e gazetarëve./Telegrafi/


