Please enter at least 3 characters.

Suksesi i arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, Ahmeti takon ekipin fitues

2024/10/464307042_950380210449661_5527561758559756612_n-1.jpg

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e SHFMU “Rexhep Akllapi” për suksesin e arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, i cili fitoi vendin e parë në edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ, të organizuar në Sllovaki.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij për arritjen e suksesit dhe vlerësoi nxënësit dhe arsimtarët që kontribuuan në këtë rezultat të rëndësishëm.

“Ky sukses është një shembull i shkëlqyer i punës së përkushtuar dhe vlerave të larta të vullnetarizmit, që reflektojnë jo vetëm krenari për Lipjanin, por edhe për gjithë Kosovën”, tha Kryetari Ahmeti.

Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” u shpall fitues në kategorinë e Edukimit Jo-formal për projektin e tyre inovativ "Një herë një hero, gjithë jetën hero", projekti i zhvilluar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, përfshinte trajnime për ofrimin e ndihmës së parë, ku Super Vullnetarët ndanë njohuritë e tyre me mbi 200 nxënës, prindër dhe mësues në komunitetin e tyre, duke rritur kështu ndërgjegjësimin dhe përgatitjen për situata emergjente.

Kryetari Ahmeti, në shenjë mbështetjeje për suksesin e arritur nga Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet”, ka ndarë një shpërblim prej 1000 euro për ekipin fitues. /Telegrafi/