Please enter at least 3 characters.

Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin me Kosovën – aty edhe Zlatan Ibrahimovic

2021/03/ibra.png

Suedia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar me të cilën do të tentojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.

Lista prej 26 lojtarëve do të jetë e vlefshme për tre përballjet e muajit mars, aty ku do të kenë punë edhe me Përfaqësueses e Kosovës.

Pas një mungese të gjatë, në listë gjendet edhe veterani, Zlatan Ibrahimovic, që nuk ishte ftuar prej vitesh.

Mirëpo, forma e tij e lartë te Milani, ka detyruar selektorin e Suedisë, Janne Anderson që ta ftojë sulmuesin kontrovers që të marrë pjesë në këto kualifikime.

Kujtojmë se suedezët do të takohen me Dardanët më 28 mars, e që do të jetë një takim natyrisht me shumë emocione. /Telegrafi/