Suedia i shënon edhe golin e tretë Kosovës me anë të Quaison
09/10/2021
Kombëtarja e Suedisë ka gjetur edhe golin e tretë në ndeshje ndaj Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas golit të Aleksander Isak në minutën e 62-të, Suedia ka gjetur edhe golin e tretë në pjesën e dytë.
Është sulmuesi Robin Quaison, i cili ka shënuar për thellimin e epërsisë 3-0.
Goli i Quaison erdhi pas disa lëvizjeve të mira individuale, duke dribluar lojtarët e Kosovës.
Ky gol u shënua në minutën e 79-të të ndeshjes. /Telegrafi/


