Suarez mungon ndaj Italisë
14/11/2011
Suarez ishte në formë të jashtëzakonshme ndaj Kilit duke shënuar katër gola, ndërsa tani trajneri Oscar Tabarez ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në fushën e Stadio Olimpicos.
Mungesa e uruguaianit vjen si pasojë e lëndimit, ndërsa në vend të tij do të angazhohet Sebastian Fernandez, i cili do ta shoqërojë Edison Cavanin në sulm. /Telegrafi/


