Please enter at least 3 characters.

Suarez: Humbje shqetësuese - ne jemi Barca, duhet ta fitojmë çdo ndeshje

2019/09/LuisSuarezgranada.jpg
285:"GRANADA, SPAIN - SEPTEMBER 21: Luis Suarez of FC Barcelona (L) duels for the ball with Angel Montoro of Granada CF (R) during the Liga match between Granada CF and FC Barcelona at Estadio Nuevo Los Carmenes on September 21, 2019 in Granada, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë opinionet e tij lidhur me humbjen befasuese nga Granada të shtunën mbrëma.

Katalunasit pranuan dy gola në udhëtimin që shumëkush e konsideronte të lehtë për Blaugranët, ndërkohë që kundërshtari i tyre mori kryesimin në La Liga.

Uruguaiani e ka pranuar se katalunasit duhet t'i përmirësojnë shumë gjëra në ndeshjet e radhës pas kësaj humbjeje nga ekipi i promovuar në kampionatin spanjoll.

"Është një humbje shqetësuese, humbja dhemb. Ndërsa kjo është një humbje që duhet ta analizojmë mirë, sepse janë shumë gjëra që duhet t'i përmirësojmë... E patëm posedimin e topit, por nuk mundëm ta shfrytëzonim. Duhet ta analizojmë se çfarë ka ndodhur".

"Ajo që duhet të shikojmë është se si po luajmë në udhëtim, pasi që mungesa e ngushtimit të hapësirave dhe rasteve është shqetësuese. Ne jemi Barca, duhet të dalim dhe të fitojmë secilën ndeshje, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë", ishin fjalët e Suarez pas ndeshjes. /Telegrafi/