Please enter at least 3 characters.

Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu?

2018/08/StefanoSturaro-2.jpg
266:"FLORENCE, ITALY - JANUARY 15: Massimiliano Allegri manager of Juventus FC and Stefano Sturaro during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus FC at Stadio Artemio Franchi on January 15, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat portugeze raportojnë se kalimi i Stefano Sturaros te Sporting CP ka ngecur për shkak të moskompletimit të ekzaminimeve mjekësore.

Sipas Record, mesfushori i Juventusit ka dështuar në testet mjekësore për shkak të një lëndimi në dorë.

Stefano Sturaro (Foto: Getty Images)

Tashmë janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet dy klubeve, ndërsa thuhet se Sportingu nuk do t'i paguajë dy milionë eurot për huazimin e tij.

Nga ana tjetër, O Jogo raporton se edhe lojtari akoma nuk ka arritur marrëveshje personale me klubin portugez, ashtu që transferimi mund të dështojë.

Stefano Sturaro (Foto: Getty Images)

25-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2014 kur u transferua nga Genoa, por atë sezon mbeti i huazuar te skuadra paraprake.

Duke qenë se nuk bën pjesë në planet e Massimilano Allegrit, Zonja e Vjetër vendosi ta largonte nga skuadra.

Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat edhe për Italinë, ndërsa nga viti 2016 është përfshirë në ekipin e parë, ku deri më tani i ka regjistruar shtatë paraqitje. /Telegrafi/