Please enter at least 3 characters.

Studenti gjeti mënyrën se si t’i shmanget dënimit për parkim në vend të ndaluar (Foto)

2016/10/Studenti-gjeti-mënyrën-se-si-ti-shmanget-denimit-per-parkim-ne-vend-te-ndaluar-foto.jpg

TJ Azodeh nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, vendos nga një tiketë të vjetër në dritaren e makinës, për t’i shpëtuar dënimit për parkim në vend të palejuar.

Sa herë që nuk gjen vend të lirë, studenti i Universitetit të Hustonit e lë makinën në ndonjë skaj që nuk pengon, por nuk harron ta vendosë tiketën e mbështjellë, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, 19-vjeçari pretendon se i ka shpëtuar shumë gjobave, sepse policët po mendojnë se ai tashmë është i dënuar nga ndonjë njësit tjetër.

“Nuk kam kohë të vozisë derisa gjejë parkingun e lirë, prandaj e vë këtë tiketë që e kam marrë para një kohe dhe ata mendojnë se më është vënë gjoba”, ka shkruar TJ në Twitter.

“Ti do të arrish shumë në jetë, jeni i mençur”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/