Please enter at least 3 characters.

Stresi të shtunën publikon këngën “Loco”

2020/03/Stresi-e1583515304794.jpg

Stresi e ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë para fansave të tij gjatë ditës së shtunës.“Loco” mban titullin projekti i ri muzikor i reperit shqiptar që do të jepet premierë këtë fundjavë. Përmes një postimi në Instagram, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i artistit) ka njoftuar se videoklipi i ri do të publikohet në ora 17:00.

Ai ka paralajmëruar se kënga “Loco” do të jetë një hit i madh: “Nëser premierë: ‘Loco;, 17:00. Hiti më i madh”.

Dueti me Alborën, “Kujtimet”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Stresit që u publikua më 16 shkurt. /Telegrafi/