Please enter at least 3 characters.

Stresi i reagon ashpër Sara Gjordenit: Le një djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother

2024/02/collage-11-scaled.jpg

Arkimed Lushaj - Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e banores së Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni.

Ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me reperin Bardhi.

Reperi i njohur duket të jetë irrituar pas bisedës së Sarës me Erjolën, ku po fliste për të dhe që tregoi se mban një kryq të tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):"Le një super djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother dhe pastaj flet në oborr me Erjolën që i mban kryqin që i ka dhuru dhe shpreson që ai të fitoi sot në 'boks'..puthet dhe e kërkon llogari Bardhecit thu se ka tre vite me të, çdo gjë vetëm e vetëm për famë dhe për të vazhduar të rri në Big Brother.Të humbësh udhën dhe të tejkalosh limitet e tua personale për famë kjo është për të ardhur keq!Ps:megjithëse forca zakonit". /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram