Please enter at least 3 characters.

Stones te City, si më i shtrenjti?

2016/07/sontes.jpg

Manchester City raportohet se është në fazën finale të transferimit të mbrojtësit të Evertonit, John Stones.
Sipas “talkSPORT”, City ka kërkuar 22-vjeçarin që një kohë të gjatë dhe për pak ditë do ta zyrtarizojë transferimin më të shtrenjtë të ndonjë mbrojtësi.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Qytetarët” thuhet se kanë paguar afër 65 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Mbrojtësi më i shtrenjtë deri tani ishte David Luiz që nga Chelsea kaloi te PSG për 60 milionë euro më 2014.