Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg ka arritur në Shkup, realizon takimin e parë me delegacionin qeveritar

2018/01/stoltenberg.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka arritur në Shkup për vizitën e tij dyditore në Maqedoni. Sonte ai u takua me delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Nesër Stoltenberg pritet të realizojë takime me kryetarin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për punë të jashtme Nikolla Dimitrov, ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me funksionarë tjerë shtetëror.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nesër do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/